
Gjykata e Elbasanit kishte planifikuar këtë të premtë zhvillimin e seancës ndaj shtetasit urahinas, Fedyr Alpatov, i akuzuar për spiunazh në fabrikën e armëve në Gramsh. Ky shtetas është arrestuar që prej datës 20 gusht 2022, ndërsa gjyqtarja që kishte në dorë çështjen e tij për zëvendësim masë sigurie, mësohet të ketë hequr dorë nga gjykimi i saj.
Sipas gjyqtares, shkak për heqjen dorë nga kjo dosje është se, bashkëshorti i saj punon në Ministrinë e Mbrojtje, çka përbën dhe konflikt interesi.
Dorëheqja e saj pritet të gjykohet nga Gjykata e Apelit në Durrës, ndërsa afati për shyrtimin e kërkesës së shtetasit ukrahinas është pesë ditë.



