Policia ka vënë në pranga Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Në njoftimin e policisë thuhet: Pas një pune të mirëfilltë hetimore, është bërë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Xh. Rr.
Xh. Rr. ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në vijim të operacionit "Revanshi", për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.



