Makina përplas motorin në Divjakë, plagoset një person (VIDEO)

Makina përplas motorin në Divjakë, plagoset një person (VIDEO)

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në zonën e Divjakës, në vendin e njohur si “Pushimi i shoferit” në fshatin Zharrenc.

Një makinë tip “Citroen” në manovër për t’u kthyer ka goditur një motoçikletë, në të cilën udhëtonte 60-vjeçari Rexhep Çoku, banues në fshatin Muçias të Divjakës.

Si pasojë e goditjes së fortë, 60-vjeçari ka pësuar dëmtime të rëndë, pavarësisht kaskës së vendosur në kokë.

Çoku është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës nga ambulanca e ardhur nga Divjaka. Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy