Ishte me koronavirus, policia heton 22-vjeçaren në Lushnje që theu karantinën për të shkuar te shtëpia prindërve

Ishte me koronavirus, policia heton 22-vjeçaren në Lushnje që theu karantinën për të shkuar te shtëpia prindërve

Një 22-vjeçare nga Lushnja është vënë në hetim nga policia pasi edhe pse e prekur nga koronavirusi ka thyer rregullat e karantinës duke dalë nga shtëpia.

Policia e ka vënë në hetim M. H, pasi ka neglizhuar rregullat e përcktuara në aktin normativ për koronavirusin, duke shkuar në fshatin Kashtëbardhë, te shtëpia e prindërve.

Policia mori kontakt me këtë shtetase në banesën e prindërve të saj, në fshatin Kashtëbardhë, ku është bërë edhe evidentimi i personave të tjerë që ndodheshin në këtë banesë, të cilëve u është komunikuar që të mos dalin nga banesa.

Tani 22-vjeçarja do të përballet në gjykatë me akuzën "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy