Peleshi: “Defender 21” drejt mbylljes, një sukses i përbashkët i Forcave të Armatosura

Peleshi: “Defender 21” drejt mbylljes, një sukses i përbashkët i Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në prag të mbylljes së stërvitjes “Defender 21”, e cilësoi atë një sukses të përbashkët të Forcave të Armatosura dhe të gjitha strukturave të tjera shtetërore të angazhuara në këtë stërvitje.

Duke i shprehur mirënjohjen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet e tjerë të NATO që zgjodhën vendin tonë, Peleshi tha se “Shqipëria është gjithmonë e gatshme të mirëpresë stërvitjet e viteve në vijim në kuadër të Defender Europe”.

“Defender 21 ishte një sukses i përbashkët i Forcave të Armatosura dhe të gjitha strukturave të tjera shtetërore të angazhuara në këtë stërvitje. Faleminderit për të gjithë ushtarakët dhe civilët që u bënë pjesë e këtij ushtrimi kaq domethënës për paqen në rajonin tonë. Mirënjohje gjithashtu për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatet e tjerë të NATO që zgjodhën vendin tonë. Shqipëria është gjithmonë e gatshme të mirëpresë stërvitjet e viteve në vijim në kuadër të Defender Europe”, – tha Pelelshi.

Stërvitja më e madhe në 3 dekada “Defender Europe 21” është drejt fundit.

Trupat realizuan goditje objekti nga ajri dhe toka, qitje me sniper dhe mortaja, dhënie të ndihmës së parë në fushë betejë dhe evakuimi i të plagosurve. 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy