
Policia e Tiranës bën të ditur se sot rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, dyshohet se për motive të dobëta është goditur me grusht gazetari, shtetasi Ilir Demaliaj, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit R. S., i cili është shpallur në kërkim.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në vijim të veprimeve procedurale është bërë edhe bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të përdorur nga autori i dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.



