Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, dy prej tyre 40 dhe 42 vjeç

Shtatë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, dy prej tyre 40 dhe 42 vjeç

Në 24 orët e fundit në Kosovë shtatë persona kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat më të reja nga ky virus në 24 orët e fundit janë një 40 vjeçar nga Ferizaji dhe një 42 vjeçar nga Rahoveci: Deçan 1 rast (91 vjeç), Ferizaj 1 rast (40 vjeç), Istog 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (42 vjeç), Viti 1 rast (72 vjeç), Vushtrri 1 rast (81 vjeç).

Gjatë kësaj kohe, siç bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nga 1.569 mostra të marra, 296 persona kanë rezoltuar të infektuar me këtë virus. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Kaçanik.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411.

Numri total i rasteve pozitive është 57.028 raste nga 214.941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.433 raste të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy