Arrestohet një 39 vjeçar, akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal

Arrestohet një 39 vjeçar, akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal

Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Përmes një njoftimi për mediat, policia bën me dije se operacioni i koduar “Ndihmësi” ka arritur në kapjen e një të kërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht shtetasit Dh.Sh., 39-vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, citohet nga njoftimi i policisë.

Mësohet se nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy