Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësoren

Aksident në Elbasan, makina përplas për vdekje këmbësoren

Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar mesditën e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen L. B., rreth 50 vjeçe, dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit.

Menjëherë pas aksidentin e plagosura e identifikuar me emrin Leftere Binjaku rreth 60 vjeçe  është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas burimeve për MCN gruaja është marrë para nga automjeti tip Opel i zi gati 100 metra sa ka rënë nga kofano.

Falë ndjekjes nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, Policisë Rrugore të DVP Elbasan, Forcave të Posaçme “Shqiponja” dhe Njësisë Operacionale është bërë e mundur kapja e drejtuesit të mjetit, shtetasit E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, i cili ndodhet në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Mjeti tip “Opel” është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy