
Një 59-vjeçar përfundoi në prangat e Policisë Berat, pasi kreu veprime të turpshme ndaj një të miture, 13 vjeçe, në hyrje të pallatit ku banonte.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Kreu veprime të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, në hyrje të pallatit ku ajo banonte, kapet dhe vihet në pranga 59-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një 13-vjeçare, se shtetasi F. P., 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj saj, kanë kapur dhe vënë në pranga këtë shtetas. Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj shtetases së mitur, në hyrje të pallatit ku kjo shtetase banonte. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme”.



