
Policia e Elbasanit ka finalizuar mbrëmjen e sotme një operacion antidrogë, ku mësohet se është kapur një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike.
Sipas burimeve nga policia, mësohet se sasisa e lëndës të llojit kanabis sativa, ishte bërë gati për shitje.
Operacioni është zhvilluar në Librazhd, ndërsa droga dyshohet se kishte destinacionin final jashtë vendit.
Nga informacionet paraprake, mësohet se janë shoqëruar dy persona dhe vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.



