Sekuestrohen në portin e Durrësit 111 mijë paund të padeklaruara dhe mallra kontrabandë

Sekuestrohen në portin e Durrësit 111 mijë paund të padeklaruara dhe mallra kontrabandë

Sekuestrohen në hyrje të Shqipërisë në portin e Durrësit, 111mijë paund të padeklaruara dhe mallra kontrabandë me vlerë 900 euro, duke vënë nën hetim dy persona.

Shërbimet e Policisë Kufitare, autoritetet doganore, specialistët për Hetimin e Krimeve të drejtorive vendore të policisë dhe ekspertët e kompanisë së skanimit S2, të koordinuar me përfaqësuesit e Ambasadës se Mbretërisë se Bashkuar, në Shqipëri, janë angazhuar për finalizimin e operacionit policor mbarëkombëtar, të koduar “Portat”, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

Gjatë kësaj faze të operacionit, në bazë të analizës së riskut dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet dy partnerëve, në PKK Port, Durrës, në hyrje të Shqipërisë, u kaluan për kontrolle në vijë të dytë:

-mjeti bizarke, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues shtetasin N. V., 47 vjeç, banues në Klos. Nga kontrollet në këtë mjet dhe në 8 automjetet që transportoheshin me të, u gjetën në total 111 000 paunde, të padeklaruara konform ligjit dhe të dyshuara me burim krimin. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin dhe u sekuestrua më cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve;

Drupal Ad

-mjeti tip “Audi”, me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues një shtetas shqiptar me qëndrim në Angli. Nga kontrollet në këtë mjet, u gjetën mallra për të cilat paguhet akcizë, me vlerë rreth 900 euro. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesin e mjetit dhe u sekuestruan më cilësinë e provës materiale, mallrat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy