
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka larguar 23 persona të dënuar, përmes një fluturim çarter për në Shqipëri.
Dy individë që hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar u larguan pasi u ndeshën për herë të parë nga Forca e Emigracionit në javët e fundit.
Ndërkohë, një nga personat e ekstraduar ishte arrestuar në qershor për trafik droge.
Një individ, tjetër pretendonte se kishte hyrë në MB me jaht në vitin 2021, por nuk u bë i njohur për autoritetet. Ai u ndesh për herë të parë në korrik 2022 pas një arrestimi me dyshimin për kundërvajtje në drejtimin e automjetit, për të cilin nuk u ndërmor asnjë masë e mëtejshme. Ai u ndalua për t’u larguar në Shqipëri dhe pranoi të kthehej vullnetarisht.
Mes të tjerëve të dëbuar, ishte edhe një burrë i dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për furnizim me drogë të klasit A dhe një person i dënuar me tre vjet e katër muaj burgim për prodhim droge të klasit B.
Autorët shqiptarë të larguar kishin marrë dënime të kombinuara me më shumë se 55 vjet burg dhe u dënuan për krime, duke përfshirë prodhimin dhe furnizimin e drogave të kontrolluara, kthimin në shkelje të urdhrit të dëbimit, hyrjen e paligjshme dhe shkatërrimin e pronës.
Sekretarja e Brendshme Priti Patel tha se “këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e tmerrshme të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke i lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve të tyre”.



