Siguria në rrugë/ Policia arreston 14 shoferë dhe pezullon 27 leje drejtimi

Siguria në rrugë/ Policia arreston 14 shoferë dhe pezullon 27 leje drejtimi

15 drejtues mjetesh që u konstatuan në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, ka bërë të ditur Policia e Shtetit, në njoftimin për media.

 Raportohet se nga kontrollet u arrestuan në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur, 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të pa pajisur me leje drejtimi si dhe janë pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h.

 Po ashtu, janë ndëshkuar me gjobë dhjetëra shoferë për gara shpejtësie, për mos përdorim të kaskës mbrojtëse, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, etj.

Njoftimi i policisë:

Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar njollat e zeza me fokus konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore me pasoja për shëndetin dhe jetën e njerëzve.
Në funksion të kontrolleve parandaluese, përgjatë dy ditëve të fundit janë konstatuar dhe :

  • Arrestuar në flagrancë 8 drejtues automjetesh në gjendje të dehur në nivele shumë të larta alkooli.
    • Arrestuar në flagrance 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh të pa pajisur me leje drejtimi.
    • Kapur në flagrancë 1 person në kërkim dhe 1 drejtues automjeti për veprën penale “Korrupsonit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
    • Konstatuar dhe proceduar administrativisht 48 drejtues automjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, nga të cilët 17 edhe me sanksion plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
    • Proceduar 15 drejtues mjetesh për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara.
    • Proceduar 14 drejtues mjetesh për xhamin e parë të errësuar dhe targa të modifikuara.
    • Pezulluar 27 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara deri në 169 km/h si dhe janë vendosur 67 masa të tjera pa sanksion plotësues për shpejtësi mbi normat e lejuara.
    • Proceduar 184 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.
    • Proceduar 125 drejtues mjetesh për përdorim të aparitit celular gjatë drejtimit të mjeteve.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy