Kokainë, kanabis dhe para të sekuestruara, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Kokainë, kanabis dhe para të sekuestruara, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar Implikimi" në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u ndalua pranë një njësie pushimi në fshatin Bërzhitë.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan 833 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 576 gramë kanabis, 930 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e drogës, si dhe automjetin që përdorte 35-vjeçari.

 

Sipas hetimeve paraprake, i arrestuari dyshohet se i kishte siguruar lëndët narkotike me qëllim shitjen e tyre në sasi të konsiderueshme, kryesisht në zonën e Bërzhitës dhe në Qytetin Studenti.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy