Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një 38-vjeçari, i cili kërkohej nga drejtësia italiane.
Mësohet se në pranga është vënë Luan Haxhija, ku ky ishte dënuar nga Gjykata e Pisës me 18 vjet burg për vrasje.
Sipas policisë, Haxhija ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali, pasi Gjykata e Pisës me vendimin Nr.94/2000 e ka dënuar me 18 vjet burg për veprat penale “Vrasja” ,’Tentativë vrasje” ,”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Shfrytëzim prostitucioni”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.



