Akuzohen për përndjekje, vjedhje e plagosje, 7 persona bien në prangat e policisë

Akuzohen për përndjekje, vjedhje e plagosje, 7 persona bien në prangat e policisë

Shtatë persona përfunduan në prangat e policisë ndërsa u proceduan dy të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit akuzohen për posedim kokaine, përndjekje, vjedhje, shkatërrim prone, plagosje me dashje.

 

NJOFTIMI

Vihen në pranga 7 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. Ll., 23, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 53 vjeç, për veprën penale "Përndjekja", pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur me anë të mesazheve në celular, shtetasen F. R., 46 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. P., 31 vjeç, shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja", pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një kompani private.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Xh., 31 vjeç, për veprat penale "Vjedhja" e mbetur në tentativë, "Shkatërrimi i pronës" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi ka tentuar të vjedhë disa produkte në një market, dhe gjatë tentativës për tu larguar, ka thyer xhamin e marketit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- F. G., 39 vjeç, I. S., 22 vjeç, dhe E. S., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit e mitur A. Z., 16 vjeç, dhe E. D., 17 vjeç, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi kanë goditur me grushte shtetasin F. A., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy