Shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion, arrestohet një grua në Fier

Shfrytëzonte 24-vjeçaren për prostitucion, arrestohet një grua në Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit, ku një grua është prangosur në Fier, pasi shfrytëzonte një vajzë të re si prostitutë.

Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja Flurime Avdulaj, 37 vjeçe, banuese në Fier.

37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy