Hidhnin dollarë të falsifikuar në qarkullim, 3 të arrestuar në Tiranë/ Emrat (Video)

Hidhnin dollarë të falsifikuar në qarkullim, 3 të arrestuar në Tiranë/ Emrat (Video)

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “50 Dollars”, ka vënë në pranga tre persona të cilët hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, efektivët e policisë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i Viard Kotori, 29 vjeç, banues në Tiranë, Etmond Dokushi, 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe Ervin Kamolli, 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy