Avokatët e Thaçit dhe Veselit: Klientët tanë kanë humbur lirinë kurse Prokuroria nuk është gati me aktakuzën

Avokatët e Thaçit dhe Veselit: Klientët tanë kanë humbur lirinë kurse Prokuroria nuk është gati me aktakuzën

Ka nisur në Gjykatën Speciale në Hagë, konferenca e pestë për ecurinë e rastit të Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur kritika të forta për Prokurorinë Speciale, pasi Prokuroria nuk deklaroi ndonjë datë se kur mund t’i kryejnë hetimet paraprake.

Prosper tha se Prokuroria duhej të ishte gati pasi ka mbi një vit e gjysmë që e ka paraqitur aktakuzën.

“Prokuroria ka filluar punën para pesë viteve dhe duhej të ishte gati sepse ata e kanë paraqitur aktakuzën para një viti e gjysmë dhe ankohen se kanë punë tjera. Pse po e bëni aktakuzën atëherë? Na keni vënë në një pozitë ku klientët tanë kanë humbur lirinë sepse Prokuroria nuk është gati dhe ne po marrim materialin sipas tekave të tyre. Kjo është shqetësuese për ne dhe shkel të drejtat e njeriut”, tha ai.

Ai shtoi se ish-krerët e UÇK-së janë privuar nga prezumimi i pafajësisë.

“Janë privuar nga prezumimi i pafajësisë. Të gjithë klientët e tyre rrinë larg nga familjet dhe nuk e dinë tërësinë e akuzave, pikërisht për shkak se Prokuroria nuk është gati. Atëherë duhet të mblidhemi dhe ta shqyrtojmë lirimin me kusht për një të ardhme të parashikueshme dhe kur Prokuroria të jetë gati, të mblidhemi”, tha Prosper.

Edhe Ben Emmerson, avokat i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli u ankua se “Prokuroria është copë-copë në punën e saj”.

“Këta burra rrinë në paraburgim kur Prokuroria po e akuzon mbrojtjen. Kjo gjykatë nuk ka juridiksion për të gjykuar ndërmarrje të përbashkët kriminale”, tha Emmerson.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se deri në qershor do t’i kenë të plota materialet e dëshmitarëve për krerët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne jemi të vetëdijshëm për kohën dhe për afatet kohore që duhet respektuar. Jemi rreth dy muaj larg nga 23 korrik. Kur është e mundur do të nxjerrim pakot e plotë të dëshmitarëve, dhe shpresojmë të jemi gati t’i japim materialet në qershor”, theksoi ZPS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy