
Një 25-vjeçar është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi ka humbur kontaktet me ta që prej datës 17 maj. Sipas denoncimit të bërë në Komisariatin numër 4 në Tiranë, vëllai i shtetasit Ilir Daka është shprehur se kontaktet me 25-vjeçarin janë ndërprerë rreth orës 19:00, tek “Sheshi Willson”, në kryeqytet.
Në këtë orë, i riu ka dalë nga puna, ndërsa sipas të vëllait, do të takonte bashkëjetuesen e tij teek “Sheshi Willson”. Por ky takim nuk ka ndodhur edhe pse e dashura e ka pritur deri në orën 22:00 të datës 17 maj.
I vëllai është shprehur në polici se para se të zhdukej ka patur një konflikt me disa persona, për të cilin nuk dihen shkaqet.
25-vjeçari bashkëjetonte me të dashurën dhe kjo e fundit e priste çdo ditë pranë “Sheshit Willson”, ku Iliri punonte në një Call Center dhe më pas shkonin bashkë në shtëpi.



