
SPAK ka dhënë detaje të aksionit antidrogë që çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e pasurive të vëna prej tyre falë aktivitetit kriminal. Sipas hetimeve ka rezultuar se nga 2019-2021; ky grup ka operuar në Amerikën Latine në Belgjikë dhe Holandë, ku janë dokumentuar 8 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha.
Në pranga janë vënë Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Paralelisht nën sekuestro janë vënë pasur me vlerë totale 12 milionë euro.
Mes tyre janë bizneset e grupit “Pepa Group SHPK”, Tiranë
33.3% e aksioneve të “HEC ARSTI” në Fierzë (vlera e aksioneve që i përket Pepa Group)
B.I.V. SHPK, 50 %, e aksioneve që i përkasin Pepa Group)
50% e aksioneve të “Shëngjini 2013” shpk (vlera e aksioneve që i përket Pepa Group)
“Oxford Hotel”, në Tiranë
“Maison Nuve Aesthetics” në Tiranë
“E.DK.AL” shpk, me seli në Ishull-Shëngjin, me emrin tregtar Soluna
60 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Kamëz, Lezhë, Shëngjin, Sarandë dhe Himarë.
89 automjete të markave dhe llojeve të ndryshme (automjete teknologjike për ndërtim, transport mallrash apo autovetura).
72 llogari bankare që u përkasin personave të ndryshëm juridikë apo fizikë, si dhe shtetasve nën hetim, apo personave të lidhur me ta.



