
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është shprehur për kërkimin e alternativave të tjera në vend të marrëdhënieve tregtare me Kinën.
"Vendi ynë ka humbur, në mënyrë të budallepsur, triliona dollarë me Kinën gjatë shumë viteve. Ata na kanë vjedhur pronë intelektuale me vlerë miliarda dollarë prej nesh dhe kështu duan të vazhdojnë. Nuk do ta lejoj të ndodhë më kjo. Ne nuk kemi nevojë për Kinën, jemi më mirë pa të”, është shprehur ai në mediat sociale.



