Dëshmojnë 9 persona për vrasjen e Xhuvanit, gjykata e Elbasanit shtyn seancën më datë 17 shkurt

Dëshmojnë 9 persona për vrasjen e Xhuvanit, gjykata e Elbasanit shtyn seancën më datë 17 shkurt

Gjykata e Elbasanit ka pyetur këtë të mërkurë 9 dëshmitarë nga lista me 59 emra, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit të ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, në prill të vitit 2021.

Personat që dëshmuan seancën e radhës, mësohet se momentin e ngjarjes kanë qenë me ekipin e Partisë Demokratike, e ashtuquajtur atë kohë si ekipi i mbrojtjes së votës në Elbasan.

Po ashtu, kanë dëshmuar edhe qytetarë të Elbasanit të cilët janë gjendur rastësisht në vendin ku ndodhi vrasja. Në gjyq ishte e pranishme avokatja e palës së viktimës në proces, e cila tha se do të vijojë ende procesi i marrjes së dëshmive.

Ndërkohë, si i pandehur për vrasjen është marrë shtetasi Arbër Paplekaj, ish efektiv i RENEAS dhe kohën kur ndodhi ngjarja, ishte truprojë i deputetit Gazmend Bardhit.

Ai është shprehur se ngjarja ndodhi për vetëmbrojtje, pasi më herët kanë qëlluar me armë në drejtim të tij duke mos e pranuar në asnjë rast autorësinë e krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy