Plagosi me thikë një 24-vjeçar, arrestohet i riu në Pogradec

Plagosi me thikë një 24-vjeçar, arrestohet i riu në Pogradec

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 22-vjeçar me iniciale U. B., pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. J., 24 vje.

Po ashtu ka nisur procedimi penal për R. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, F. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe R. J., 24 vjeç (i dëmtuari), pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte 22-vjeçarin U. B.  

Njoftimi: Pogradec

Plagosi me mjet prerës një 24-vjeçar, gjatë konfliktit në një lokal, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin U. B., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, Pogradec, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. J., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.  

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të kryera për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, F. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe R. J., 24 vjeç (i dëmtuari), pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte 22-vjeçarin U. B.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy