Grabiti para në një klinikë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë, ishte nën masën 'Detyrim paraqitje' për vjedhje

Grabiti para në një klinikë, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë, ishte nën masën 'Detyrim paraqitje' për vjedhje

Policia e Vlorës ka arrestuar një 30-vjeçar me iniciale I. K., pasi vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale vjedhja.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural.

Njoftimi i policisë: Vlorë/Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, vihet në pranga 30-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në shumë parash, në një klinikë private, në qytetin e Vlorës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy