Shiste drogë në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në Elbasan, bie në pranga

Shiste drogë në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në Elbasan, bie në pranga

Një person është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në doza, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale, të DVP Elbasan, kanë ekzekutuar urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 36 vjeç, banues në Elbasan.  

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, nga i cili ka rezultuar se shtetasi A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.   

Gjithashtu, ky shtetas akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy