Policia e Kosovës sekuestron mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë €

Policia e Kosovës sekuestron mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë 450 mijë €

Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi 10 kilogramë kokainë në një operacion të zhvilluar në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë.

Sipas Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, substanca është gjetur të hënën në një makinë në magjistralen Fushë-Kosovë-Prishtinë, e cila ishte ndaluar pasi dyshohej për trafikim me substanca narkotike.

Vlera e substancës thuhet se është 450 mijë euro.

Gjatë operacionit policor të koduar ‘007’, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën e drejtonte personi i dyshuar Z. J., shtetas kosovar, ku gjatë kontrollit të veturës së tij, në bagazh janë gjetur 10 kilogramë e 224 gramë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me vlerë të tregut 450000 (katërqind e pesëdhjetë mijë euro).

Lidhur me rastin, thuhet se në koordinim dhe me urdhër të prokurorit kompetent të krimeve të rënda, është kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar në komunën e Graçanicës.

Gjatë këtij operacioni policor në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 10 kilogramë e 224 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë me targa vendore, 1445 (njëmijë e katërqind e katërdhjetë e pesë euro), 8970 (tetëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë dinarë), dy telefona celularë, 17 (shtatëmbëdhjetë kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave) të konfiskuara nga Dogana e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është inicuar rasti për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy