Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.
Në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



