15-vjeçarit në Dibër i gjendet kallashnikov në banesë

15-vjeçarit në Dibër i gjendet kallashnikov në banesë

Policia e Dibrës ka njoftuar se një 15-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur me kallashnikov.

Policia bën me dije se të miturit me inicialet F.K., banues në Maqellarë, i është gjetur një kallshnikov.

Arma u sekuestrua dhe i mituri po hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë Dibër:

Goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit, në banesë. Falë inteligjencës informative, Policia sekuestron një armë zjarri kallashnikov që e posedonte një 15-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit F. K., në Maqellarë.

Nga kontrolli në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy