75-vjeçarja në gjendje të rëndë për jetën, u përplas nga një automjet në aksin Lushnjë-Rrogozhinë

75-vjeçarja në gjendje të rëndë për jetën, u përplas nga një automjet në aksin Lushnjë-Rrogozhinë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë.

 

Këmbësorja Bajame Ramazani, rreth 75 vjeçe, ishte duke kaluar trafikndarësen e autostradës me qëllim të shkonte në krahun tjetër të rrugës, kur u përplas nga një automjet tip Kia.

 

Si pasojë e përplasjes, 75-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

 

Aksi Lushnjë–Rrogozhinë është një nga segmentet rrugore ku aksidente të tilla janë të shpeshta.

 

 Megjithëse në hyrje të fshatrave janë ndërtuar mbikalime për këmbësorët, shumë banorë vijojnë të kalojnë autostradën jashtë pikave të përcaktuara, duke rrezikuar jetën e tyre.

 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy