
Gjykata e Tiranës shtyu për në 1 korrik seancën ndaj Nevaldo Hajdarajt, ish-policit të akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, më 8 dhjetor të vitit 2020.
Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatit, Adriatik Cama, i cili u plagos në ngjarjen e dy javëve më parë pranë gjykatës së kryeqytetit, ku u vra Kudret Saliaj.
Në seancën e sotme pritej të dëgjoheshin konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Më herët, prokuroria kërkoi deklarimin e fajshëm të Hajdarajt dhe dënimin e tij me 13 vjet e 4 muaj burg
Sipas prokurorisë vrasja është kryer me dashje. Ndërkohë prezent në sallën e gjyqit ka qenë prezent edhe babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:10, ndërsa viktima ishte duke ecur në rrugicën pranë shtëpisë së tij, duke shkelur orën policore të vendosur për shkak të pandemisë.



