Sherr mes familjeve në Dibër/ Arrestohen dy persona dhe dy të tjerë përfundojnë në spital

Sherr mes familjeve në Dibër/ Arrestohen dy persona dhe dy të tjerë përfundojnë në spital

Një sherr mes të rinjve ka çuar në përplasje mes dy familjeve në fshatin Limjan të Dibrës.

Policia ka arrestuar në vendngjarje 2 persona si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Fillimisht janë konfliktuar për motive të dobëta fillimisht I. Gj 29 vjeç e A. Rr 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe prindërit e tyre. Si pasojë e këtij konflikti kanë marrë dëmtime shtetasit D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda.

Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim policor 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Limjan po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit me pasoja të rënda.

Në fshatin Limjan, janë konfliktuar për motive të dobëta fillimisht shtetasit I. Gj., 29 vjeç e A. Rr., 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe prindërit e tyre. Si pasojë e këtij konflikti kanë marrë dëmtime shtetasit D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Limjan, Dibër, si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A. Rr, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy