Nxirrnin dhe përpunonin inerte pa dokumentet përkatëse, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim

Nxirrnin dhe përpunonin inerte pa dokumentet përkatëse, 1 i arrestuar dhe 1 në kërkim

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi ushtronin aktivitetin në gurore pa pasur dokumentacionin përkatës për këtë aktivitet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave të hartuara për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve tregtare, gurore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, duke u bërë shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit, kanë organizuar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në guroren që administrohej prej tij, në Krastë, Krujë, u konstatua se 52-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës, për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Po gjatë këtij operacioni, nga kontrollet intensive të ushtruara në terren, në një gurore tjetër, në Krastë, Krujë, që administrohej nga shtetasi I. L., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, u konstatua se 55-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Në momentin e kontrollit, shtetasi I. L. nuk ndodhej në ambientet e këtij subjekti. 55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni “Mjedisi” do të vijojë deri në përfundim të kontrollit dhe të verifikimit të të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy