Zhdukja e dy personave në Sarandë/ Të afërmit protestojnë përpara Policisë së Shtetit (VIDEO)

Zhdukja e dy personave në Sarandë/ Të afërmit protestojnë përpara Policisë së Shtetit (VIDEO)

Zhdukja e dy personave në Sarandë prej thuajse një muaji ka bërë që familjarët e këtyre të fundit, të dalin në protestë përpara Policisë së Shtetit, duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen sa më të shpejtë të trupave të tyre, pasi dyshohet se janë vrarë.

Policia e Sarandës ka bërë me dije më 12 prill se Leonard Thodhori, 46 vjeç, dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, kanë humbur kontaktet me të afërmit dhe janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Vëllai i Fatmir Sulovarit, Gëzim Sulovari u shpreh se do të ndërpriten protestat pasi besojnë se hetimet janë në rrugën e duhur.

Pas komunikimit me kryepolicin, Muhamet Rrumbullaku, familjarët thonë se kanë shpresë që të paktën të kërkojnë për trupat e tyre.

Nuk na dhanë shpjegime, na thanë jemi në hetime. Tani të shpresojmë, ua kemi lënë në dorë policisë. Unë jam vëllai i madh i Fatmirit. Do e ndërpresim protestën pasi ja lamë në dorë policisë së Tiranës. Ai është zhdukur që nga data 6, s’kemi pasur probleme. S’kemi dyshime sepse s’kemi konflikte me askënd.

Leonardin e ka pasur të njohur, nuk kanë qenë shok. Unë personalisht Leonardin nuk e kam njohur. S’e di s’flas dot se nuk di gjë për të.

Dëgjuam fjalët e njerëzve se mund të jenë hedhur nëpër fshatrat ku përqendruam kërkimet. U nisëm me llafe Sarande

Nga ana tjetër, më 28 prill, Policia ka vënë në arrest shtetasin Sofokli Baxheri, i cili dyshohet se ka gisht në zhdukjen e dy personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy