
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit në vend është rritur numri i të infektuarve duke shkuar në 973 të sëmurë.
Numri i rasteve të reja ka dalur nga 2100 testime, nga të cilët në këto bashki:
394 në Tiranë, 97 në Fier, 56 në Durrës, 44 në Berat, 34 në Kamëz, 33 në Vlorë, 29 në Shkodër, 25 në Lushnje, 24 në Lezhë, 23 në Sarandë, nga 18 qytetarë në Patos, Gjirokastër, 15 në Krujë, nga 12 qytetarë në Vorë, Elbasan, 10 në Tepelenë, nga 9 qytetarë në Korçë, Dimal, Peqin, nga 6 qytetarë në Kurbin, Kavajë, Dibër, Roskovec, Belsh, nga 5 qytetarë në Divjakë, Himarë, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mat, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Tropojë, Shijak, Pogradec, Kuçovë, Librazhd, nga 2 qytetarë në Has, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Konispol, Memaliaj, Maliq, Cerrik, Gramsh, Prrenjas.
Ndërkohë përgjatë 24 orëve janë regjistruar dy humbje jete nga covid, të një qytetari nga Gjirokastra 71 vjeç, dhe një qytetare nga Tirana 75 vjeç.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.
Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.



