''Vritini çifutët në Shqipëri'', arrestohet 39-vjeçari i cili nxiste me thirrje në rrjetet sociale

''Vritini çifutët në Shqipëri'', arrestohet 39-vjeçari i cili nxiste me thirrje në rrjetet sociale

Një 39-vjeçar Durrësi është arrestuar sot nga antiterrori pasi ka bërë thirrje për vrasjen e çifutëve në Shqipëri.

''Nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. G., 39 vjeç, banues ne fshatin Koxhaj, Shijak'', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disamujor të nisur në muajin janar 2020, nga Drejtoria e Antiterrorit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Antiterrorit, në janar 2020, regjistroi procedimin penal për veprat penale

“Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy