Shpallet në kërkim biznesmeni për heroinën e sekuestruar në portin e Durrësit

Shpallet në kërkim biznesmeni për heroinën e sekuestruar në portin e Durrësit

Policia ka shpallën në kërkim, pronarin e kompanisë së transportit të druve një ditë pas kapjes së 30 kg heroinë në portin e Durrësit.

Ky i fundit mësohet se është larguar nga Shqipëria në drejtim të Italisë, pak ditë para se të kapej sasia prej 30 kg heroinë në port.

Veç tij në kërkim është shpallur edhe një person tjetër, që sipas hetuesve ka rol në trafik, ndërsa nuk bëhen të ditur emrat e të kërkuarve.

Aurel Kryemadhi 45 vjeçar, shoferi i kamionit të kapur me drogë, nuk ka pranuar të ketë pasur dijeni mbi sasinë e drogës që po transportonte.

Pavarësisht kësaj oficerët e policisë janë të bindur se shoferi ka qenë në dijeni të mallit. Specialistët kanë mësuar se lënda narkotike ishte ngarkuar në Elbasan, ku edhe është ngarkuar me dru.

Po aty janë kryer edhe veprimet doganore, përpara se kamioni tip “Skania”, i drejtuar nga Aurel Kryemadhi të nisej drejt Durrësit, ku edhe u kap sasia e drogës mbrëmjen e të enjtes. Kryemadhi u arrestua në flagrancë, ndërsa policia sekuestroi 52 pako me 30 kg heroinë në total.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy