Dyshime për ryshfet/ Arrestohen shtatë zyrtarë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë

Dyshime për ryshfet/ Arrestohen shtatë zyrtarë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku ka arrestuar shtatë zyrtarë të kësaj agjencie.

Aksioni po zhvillohet nën dyshimet për marrje ryshfeti në ndarje të subvencioneve nga ky institucion shtetëror.

Në kuadër të këtij aksioni pritet arrestimi i 23 personave në qytete të ndryshme të Kosovës.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky aksion po zhvillohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, por pritet të zhvillohet edhe në komuna të tjera të Kosovës.

Një aksion zingjir me këtë të ditës së sotme, është zhvilluar nga policia muaj më parë, i njohur si

“Subvencioni 2021”, nën dyshime për keqpërdorime në subvencione në bujqësi. Në muajin shkurt, ishin arrestuar 12 persona, nga të cilët 10 ishin zyrtarë të shtetit, dhe ishin konfiskuar 400 mijë €uro.

Aksioni është zhvilluar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan.

Ndërkohë Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm do të japin përgjegjësi.

Deklarimi i saj ka ardhur pak minuta pasi Policia e Kosovës arrestoi sot disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimin për keqpërdorime me subvencione.

“Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë! Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy