
Një person ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të hëne në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, ku shtetasi A. Ç., 55 vjeç, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.
Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë.
Lidhur me ngjarjen policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnw për zbardhjen e plotë të rrethanave.



