Kontrollet antikanabis në zonën e Durrësit/ Arrestohet kryeplaku i fshatit Kuraten

Kontrollet antikanabis në zonën e Durrësit/ Arrestohet kryeplaku i fshatit Kuraten

Policia e Shtetit në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike ka arrestuar sot në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve kryeplaku i fshatit Kuraten, si dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit masiv të territorit, në vendin e quajtur “Gryka e Xhafës”, në fshatin Shkafane, kanë konstatuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit Z. D., 57 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, pronari i sipërfaqes së tokës, dhe B. V., 25 vjeç, banues në Shkafane, i dyshuar si kultivues i fidanëve narkotikë të gjetur gjatë kontrollit nga ana e Policisë”.

Gjithashtu u bë arrestimi i shtetasit U. D., 67 vjeç, me detyrë kryeplaku i fshatit Kuraten, Ishëm. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. V., 24 vjeç, banues në fshatin Kuraten, Ishëm, dhe  A. F., 23 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy