
Është zhvilluar sot seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg.
Sipas këtij institucioni të drejtësisë, Haxhia ka pasur rol kryesor në vrasjen e Hajdarit më 12 shtator 1998.
Gjatë gjithë paradites Prokuroria ka rindërtuar skemën e krimit ku u qëllua për vdekje ish-deputeti i kësaj partie.
Në arsyetimin e saj Prokuroria ka shprehur bindjen se Haxhia është fajtor.
Ky i fundit e la seancën në gjysmë pasi u largua duke protestuar për nisjen e saj.
Haxhia, i cili po gjykohet për herë të dytë në Shqipëri, fitoi të drejtën e rigjykimin dhe shpesh ka pretenduar se nuk ka pasur lidhje me atentatin dhe pse u dënua si bashkëpunëtor.
Izet Haxhia fitoi azil politik në Turqi, por u ekstradua nga atje në momentin që u rihap edhe njëherë procesi gjyqësor.



