Përdorte lokalin e tij për ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari

Përdorte lokalin e tij për ushtrimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari

Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Beratit pasi është kapur duke ushtruar lojëra fati në ambientet e lokalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 36 vjeç, banues në lagjen "30 Vjetori", Berat, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.  

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në bashkëpunim me grupin e punës të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, kanë ushtruar kontroll në lokalin e këtij shtetasi dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një telefon, i cili përdorej për vënie bastesh sportive në mënyrë të kundërligjshme.    

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të veprimtarisë së paligjshme në fushën e organizimit të lojërave të fatit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy