
Një operacion i policisë së Sarandës i koduar “Four”, ka vënë në pranga një person të dyshuar për plagosjen me thikë të dy të tjerëve.
Në lagjen nr.4 Sarandë, u bë kapja dhe arrestimi i Ibrahim Duda, 43 vjeç, banues në lagjen nr.4, Sarandë.
Gjykata e Sarandës i ka caktuar 43-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
I ndaluari akuzohet në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 24 prill, në lagjen nr.4 Sarandë, në rrugën “Mitat Hoxha”, ku Duda ka plagosur me thikë, shtetasit K. G., 17 vjeç dhe K. G., 19 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



