
Mbrëmjen e djeshme në fshatin Dhvrojan të Sarandës ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Mësohet se 67-vjeçari me iniciale R.N ka ndërruar jetë, pasi e ka zënë poshtë një zetor. Mësohet se i moshuari ishte duke punuar në momentin që ra nga mjeti.
Njoftimi i Policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.



