
Reforma në drejtësi nuk mund të quhet më një foshnnje pasi po shkon 11 vjeç. Por mbetet ende një fëmijë ku sjelljet jo çdo ditë janë njësoj dhe konstante në çdo ambient ku drejtësia zhvillohet, jepet apo kërkohet.
Referuar raportit më të fundit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pritëshmëritë e larta tregojnë sëpaku se mbeti shumë larg vendeve të BE-së dhe shpesh edhe më keq se sa ishte përpara reformës.
Referuar vetëm mungesës së gjyqtarëve jemi 10 pikë pas mesatareve të vendeve të BE-së apo 10 gjyqtarë më pak.
Raporti thotë se “se mesatarja evropiane, sipas CEPEJ-it, është 21.9 gjyqtar/100 mijë banorë, ndërsa aktualisht në Republikën e Shqipërisë raporti, sipas strukturës organizative (dekreti), është 17.35 gjyqtar/100 mijë banorë, çka tregon se Shqipëria pozicionohet ende larg mesatares evropiane.
Po përtej dekretit që kushtëzon të jenë mbi 17 gjyqtarë për 100 mijë banorë, në realitet ne kemi vetëm 12,73 gjyqtar/100 mijë.
Ndër vite shqetësim ka qenë apeli i cili vijon të mebtet, administrativja, e po ashtu edhe gjykata e lartë. Ndërsa për herë të parë KLGJ paralajmëron se kriza e stokut mund të prekë edhe gjykatën e posaçme.



