Vrau vëllain e vrasësit të babait/ Prokuroria e Lezhës kërkon 8 vjet burg për 17-vjeçarin

Vrau vëllain e vrasësit të babait/ Prokuroria e Lezhës kërkon 8 vjet burg për 17-vjeçarin

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 8-vite burg të 17-vjeçarit Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

 Nga ana e organit të akuzës është provuar se 17 vjeçari ka kryer krim me paramendim për gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain në vitin 2009, kohën kur ai kishte qenë vetëm 4 vjeç.

 Konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati, për akuzat “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

Tashmë do të jetë pala mbrojtëse që sot të japë konkluzionet e më pas pritet që trupa gjykuese të shprehet me vendim në lidhje me këtë çështje.

Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj, mesditën e 24-janarit të këtij viti në fshatin Manati të Lezhës, sapo viktima kishte hyre me makinë në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij.

Menjëherë pas krimit u vetëdorëzua në polici duke treguar dhe motivet e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy