Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar pasdfiten e kësaj të hëne në aksin rrugor Bilisht-Korçë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në afërsi të fshatit Cangonj, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryhen veprimet proceduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



