Në makinë me dy mina gati për shpërthim, arrestohet i riu në Fier

Në makinë me dy mina gati për shpërthim, arrestohet i riu në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një person të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij ju gjetën edhe dy mina me telekomandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Jata, 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy