Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Ças”, ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Erlin Pllumbi, 34 vjeç, banues në fshatin Ças, Velipojë, Shkodër, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ndue Çuni, 39 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.
Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në tokën në pronësi të Pllumbit, në fshatin Ças, kanë gjetur 567 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka kultivuar, në bashkëpunim me shtetasin Çunin.
Aktualisht vijon puna për kapjen e shtetasit Ndue Çunit, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.



